Kryeministri i Edi Rama ndodhet në Gjermani dhe ka zhvilluar një takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian.
Referuar njoftimit të dhënë nga vetë kreu i qeverisë, në fokus të takimin ka qenë plani i ri i Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mynih - Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.
(A2 Televizion)