Ka vend për Bashën në opozitën e bashkuar? Bardhi jep përgjigjen

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 13:19 | Politikë
Ka vend për Bashën në opozitën e bashkuar? Bardhi jep

Partitë opozitare mbajtën të premten një takim në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës së opozitës së bashkuar.

Pas takimit, Gazment Bardhi u pyet nga mediat nëse në këtë konfederatë ka vend edhe Lulzim Basha.

“E ripërsëris, cilido që ndjehet në opozitë, e vetmja rrugë për t’u forcuar është të bëhemi bashkë, në diversitet dhe të bashkuar rreth ideve, por nuk ka rrugë tjetër për t’i dalë përballë një qeverie që është forcuar edhe nga përçarja e opozitës. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të forte”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos