Rastet e fundit të dhunës, Rama shkon në zyrat e TikTok

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 17:28 | Politikë

Rastet e fundit të dhunës, Rama shkon në zyrat e TikTok

Pas rasteve të dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Tik Tok Theo Bertram në zyrat në Mynih.

Në njoftimin e bërë me dije nga kreu i qeverisë, thuhet se në fokus të takimin ka qenë nevoja për të rritur vigjilencën ndaj dhunës si edhe masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Mynih - Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli