Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih me homologun e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Në postimin e bërë në mediat sociale, kreu i qeverisë shprehet se fotoja me Xhaferrin është bërë pas një "bashkëbisedimi vllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programin e dy dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë."
Edi Rama në Facebook
"Mynih - Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes."
Kujtojmë se Rama dhe liderë të tjerë ndodhen në Mynih ku po mbahet Konferenca e Sigurisë. Në të, si pjesë e delegacionit amerikan, merr pjesë edhe Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili një ditë më parë vizitoi Tiranën. (A2 Televizion)