I pranishëm në një nga forumet e Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Edi Rama foli dhe për integrimin, ku u shpreh se shpreson që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut përsa i përket kësaj çështje.
“Shpresoj që të jemi tashmë të shkëputur nga Maqedonia e Veriut, sepse herën e fundit që ishim në çift, nuk na lejuan të hidhnim asnjë hap tjetër, për shkak të një situate që nuk lidhej me Shqipërinë, por me një vend tjetër, Bullgarinë. Duke qenë se i kemi zhvilluar konferencat ndërqeveritare, mendoj se jemi tanimë çift apo bashkë dhe pastaj zierja e këtij uji me këtë mase kafeje, është fakti që situata në Maqedoninë e Veriut, është rezultat i Bashkimit Evropian, që nuk është në gjendje të japë fund praktikës së rrëmbimit të vendeve, çka nënkupton vendet anëtare të përdorin vendin e tyre në tryezën e Bashkimit Evropian, si një levë kundër fqinjëve. Pasojat ndihen vetë në këto vende. Kjo është flaka që ndez më shumë nacionalizmin”, tha Rama.
I pyetur se a mund ta pengojë Greqia rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Rama u përgjigj me ironi se nuk erdhi në Mynih për të shqetësuar fqinjët.
"Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata djekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo", u shpreh Rama. (A2 Televizion)