Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Anëtarët e vetingut kërkojnë punë PD: Letra për Ramën e Nikollën si ofertë për t'i shërbyer pushtetit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 16:35 | Politikë

Pas 9 muajsh përfundon mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e pare e vetingut të gjyqtareve dhe prokuroreve. Përmes një letre dërguar për kryeministrin Rama kryetaren e Kuvendit dhe ministrin e Drejtësisë, por edhe ambasadave të BE dhe SHBA, ata kërkojnë që t'u gjenden vende në sistem. Partia Demokratike e quajti ofertë nga ana e tyre për t'i shërbyer pushtetit në sistemin e drejtësisë.

“Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ulsi Manja do të bëjnë atë që kanë bërë prej një dekade me institucionet e drejtësisë, por përfaqësuesit e aleatëve të Shqipërisë nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë turpërim publik.

Synimi i kërkesës është i qartë: na siguroni jetëgjatësinë në sistem dhe ne do t’ju shërbejmë siç edhe e kemi bërë.

Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se, në favor të kujt do të jenë vendimet e këtyre gjyqtarëve nesër, nëse Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla do të jenë palë. Ata do t’i shërbejnë dorës që i daroviti, por jo drejtësisë, jo Republikës së Shqipërisë, jo interesit publik.

Konflikti i parë i interesit është se anëtarët e KPK kërkojnë të mbushin pikërisht ato vende në sistem që vetë i kanë zbrazur, duke skualifikuar gjyqtarë e prokurorë të tjerë. Kjo i bën të dyshimta vendimet e tyre.

Së dyti ata kërkojnë vende në sistem edhe për ndihmësit e tyre, duke e kthyer në oligarki sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës që i drejtojnë qeverisë, ata duan që këshilltarët në KPK, të futen në shkollën e Magjistraturës pa konkurs, pra të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, ose të bëhen hetues të BKH apo zyrtarë në institucione të tjera të drejtësisë së re.

Me pak fjalë, ata kërkojnë shpërblimin për spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë.

Kjo do të thotë që gjithë infrastruktura e drejtësisë së re të jetë në dorë të Partisë Socialiste”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi