Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Marrëveshja Rama-Meloni dhe Amnistia Penale të enjten për votim në Kuvend, Çuçi: Dakordësi me opozitën për 84 votat

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 10:43 | Politikë

Socialistët janë gati për të votuar, të enjten në parlament, marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët dhe amnistinë penale. Vendimi është marrë, ditën e sotme, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutua agjenda e javës së re në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë. 

Duke qenë se për Amnistinë Penale duhen 84 vota, Çuçi tha se do të bashkëpunojnë me opozitën. Gjasat janë që 84 vota të bëhen me opozitën e Lulzim Bashës, pasi mazhoranca e pranoi propozimin e tyre për të amnistuar personat e arrestuar gjatë protestave të Partisë Demokratike.  

"Projektligjin për Amnistinë Penale, Komisioni për Çështjet Ligjore parashikon për ta kaluar të martën. Do të rakordojmë dhe me opozitën për të bërë 84 votat e nevojshme për miratim", deklaroi Çuçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi gjithashtu prezencë të deputetëve në seancë në mënyrë që projektligjet dhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës të miratohen.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i opozitës, nëse do të lejojë debatin në sallë apo do të vijojë me kaosin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli