Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

PD e Lulzim Bashës kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn

Nga Armand Bajrami
19 Shkurt 2024, 13:49 | Politikë

PD-ja zyrtare, nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, Rezart Kthupi dorëzoi sot padinë e e paralajmëruar nga PD-ja dhe kryetari i saj Lulzim Basha për çështjen e inceneratorëve.

PD-ja e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm padit Edi Ramën Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Erjon Veliaj, si dhe çdo person i paidentifikuar me emër nga ana e Arben Ahmetajt, por që në bazë të deklarimeve ka përgjegjësi penale në lidhje me favorizimet e marra nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në kallëzimin penal janë renditur 7 vepra penale:

1- "Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore", të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

2- "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248,

3- "Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike" parashikuar nga neni 258,

4- "Korrupsioni pasiv i peronave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 259,

5- "Korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë" i parashikuar nga neni 260,

6- "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale", të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal,

7- të kryera në bashkëpunim në formën e "Grupit të strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333 dhe neni 334 i Kodit Penal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Nenet 75/a, 280, 283 e vijues të K.Pr.Penale, neni 245, 248, 258, 259 dhe 260 278, 333 dhe 334 i Kodit Penal, nenet 8, 9, 10 e vijues të Ligjit nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar".

PD e Lulzim Bashës kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli