Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Paloka: Blinken më shumë se shakator, uroj të ndryshojë sa më shpejt kjo administratë në SHBA

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 21:28 | Politikë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Tiranën më 15 shkurt, por në agjendën e tij nuk ishte parashikuar asnjë takim me përfaqësues të opozitës në vend.

Megjithatë, për deputetin demokrat Edi Paloka, kjo nuk ishte surprizë. I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, Paloka e cilësoi vizitën e Blinken në kryeqytet, si një qokë të bërë ndaj qeverisë.

“Vizita e Blinken tregoi atë që e paralajmërova që para se të vinte, ardhja një ditë para gjyqit të McGonigal, ato deklarata....Ky kryeministër që drejton qeverinë më të korruptuar...qenka udhëheqës shumë i mirë.”

Sipas Palokës, Blinken është aty ku është sepse është mik me prindërit e George Soros, dhe siç u shpreh deputeti demokrat, sekretari amerikan i shtetit erdhi në Shqipëri që të tregonte se kryeministri Rama ka mbështetjen e tij, pavarësisht se ç’po ndodh me çështjen e McGonigal në SHBA.

“Injorimi ishte pjesë e agjendës. E dimë si funksionojnë gjërat. Soros ka blerë drejtësinë amerikane. Ata po ia bëjnë presidentit të tyre. Soros paguan miliona për të blerë drejtësinë dhe politikën.”

Demokratët mesa duket presin që të ndryshojë administrata në SHBA “me shpresën që do të kthehet Amerika e shpresës të së drejtës.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi