KQZ ndan fondet, PS merr më shumë, lekët e PD i merr Lulzim Basha

Nga Anesti Barjamemaj
20 Shkurt 2024, 14:42 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau, këtë të martë, fondet vjetore për partitë politike, ku përfituan 11 subjekte.

Partia Socialiste si forca më e madhe politike në zgjedhjet e fundit ka marrë pjesën më të madhe të fondeve, duke përfituar më shumë se 151 milionë Lekë të rinj.

Nga ana tjetër, fondet për Partinë Demokratike janë rreth 106 milionë lekë të rinj, që do të menaxhohen nga Lulzim Basha, i cili njihet dhe nga gjykata si kryetar.

Mbështetje monetare kanë marrë dhe PDIU, PBDNJ, Partia Republikane dhe Socialdemokrate etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos