Amnisti për zyrtarët e korruptuar, Manja: Vepra të lehta që dënohen me gjobë, akt mëshire

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 15:55 | Politikë

Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, Ulsi Manja nuk kishte vendime për të komunikuar, por shfrytëzoi prezencën e medias për të justifikuar vendimin e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve, që përfitimin nga Amnistia Penale e shtriu edhe të zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Ministri i Drejtësisë citoi parimin kushtetues të barazisë para ligjit.

Pasi hoqi autorësinë nga shpatullat e Qeverisë, duke ia faturuar atë deputetëve socialistë të Komisionit të Ligjeve, ministri minimizoi shqetësimin.

I pyetur për tërheqjen e votave nga Lulzim Basha, pa të cilat mazhoranca nuk bën dot e vetme shumicën e cilësuar që kërkon Amnistia, Manja kërkoi reflektim nga opozita.

Amnistia nuk mund të diskutohet në pozicione politike, pohoi Manja, teksa sugjeroi që Kuvendi duhet t’i rikthehet traditës së miratimit të amnistive çdo vit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë