“Qeveri teknike, me Ramën nuk ka zgjedhje” Berisha: Të trokasin në shtëpitë e shqiptarëve

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 21:30 | Politikë

“Qeveri teknike, me Ramën nuk ka zgjedhje” Berisha: Të

Një ditë pas protestës së opozitës, kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka kërkuar qeveri teknike, pasi sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Berisha theksoi se ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet.

"PD ka gati projektin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asgjë nuk e ndalon dot atë për ardhjen në pushtet. Sepse ne jemi shpresa e vetme që po ruajmë pluralizmin, se jemi të vetmit që po qëndrojmë për traditën dhe dinjitetin e popullit shqiptar.  Kam vetëm një kërkesë për ju, për të gjithë ata që dje firmosën me uraganin e tyre fatin e Shqipërisë. Uraganin e djeshëm të mos e shohim si një arritje, por si një start, si një pikënisje. Nuk ka më sulm që na zmbraps ne. Nuk ka më kohë për të humbur, o sot o kurrë, t'i futemi punës, shqiptarët na besojnë dhe na mbështesin, mosbindja civile do të vazhdojë. Shqipëria do të kthehet në normalitet vetëm kur Rama të iki, kur të krijohet qeveri teknike, të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Dhe ja këtu po i them.  Hiç nga mendja skenat e Vuçiçit se po të jap fjalën e nderit, se nëse guxon të aplikosh një skenë të atillë, atë që ka pësuar babai yt shpirtëror rrugëve, do ta pësosh ti për së gjalli. Mos luaj me lirinë e shqiptarëve.Mos luaj me votën e tyre. Armik. Qeveri teknike, me ty nuk ka zgjedhje. Ne jemi për zgjedhje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Ne jemi luftëtarë të votës së lirë”.

Ai u bëri thirrje demokratëve që të trokasin në shtëpitë e shqiptarëve, për t’u treguar programin e ri të PD-së dhe misioni për qytetarët.

“Është koha që njerëzisht të trokasim në shtëpitë e tyre, vatrat dhe zemrat e tyre, të tregojmë se opozita është në këmbë, të ju kërkojmë të mos ikin nga Shqipëria dhe t’i japin Shqipërisë një shans. T’u tregojmë se në programin e ri të PD-së misioni ynë do të jetë që të investojmë tek ata, tek  shqiptarët. Duke i dhënë qytetarit shqiptar gjithçka esenciale që ka sot një qytetar europian me pikënisje më kryesore, më të parë, më urgjente, minimumin jetik, dyfishimin  e pagave, dyfishimin e pensioneve. Sepse vetëm duke investuar tek shqiptari, Shqipëria do të ngrihet lart. Vetëm duke investuar tek shqiptari, ne shërojmë plagët e kësaj qeverisje dhjetëvjeçare antishqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ndezim në zemrat dhe shpirtrat e të rinjve shqiptarë, ëndrrën shqiptare. Vetëm duke investuar tek shqiptari ne ecim drejt fitoreve dhe arritjeve të mëdha. Mos ju duket asgjë nga këto e pamundur miq, sepse mbrëmë e provuam se kur jemi bashkë nuk ka asgjë të pamundur”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos