Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u përplas me politologun Adri Nurellari në lidhje me protestat, që sot kanë hyrë në ditën e 47-të.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Bylykbashi pretendoi se protestuesit s’kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, por përmirësimin e qeverisjes.
Nurellari e hodhi poshtë këtë pohim, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit ka qenë kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve, edhe kur sheshi ka qenë i mbushur plot.
DEBATI
Bylykbashi: Pse ju ka kanë braktisur qytetarët?!
Nurellari: Është duke vazhduar akoma.
Bylykbashi: Ju kanë braktisur sepse kanë kuptuar që ju keni interesa të ndryshme. Kanë kuptuar s’ndajnë të njëjtat interesa me ju.
Nurellari: Kush armiqtë e brendshëm? Algoritmi? Influencerët?
Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.
Nurellari: Kush tha?!
Bylykbashi: Qytetarët kanë kërkuar të përmirësohet qeverisja në pikat ku ata kishin problematika.
Nurellari: Në asnjë moment dorëheqja s’ka munguar si kërkesë. Pra ju po gënjeni edhe në publik tani?!
Bylykbashi: Jo ne nuk po gënjejmë, absolutisht jo.
Nurellari: Kur sheshi ishte i mbushur plot kërkesa ka qenë dorëheqja. Gjithë kohën ka qenë dorëheqja. Ju po gënjeni publikisht tani. A ka qenë kërkesë gjithmonë edhe kur ka qenë sheshi mbushur dhe i zbrazur.
(A2 Televizion)