Rama: Pagë ekstra menjëherë për ata që angazhohen në luftën me zjarret

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 13:33 | Politikë

Rama: Pagë ekstra menjëherë për ata që angazhohen

Kryeministri Edi Rama, në një takim me zjarrfikësit dhe trupat e Emergjencave Civile, deklaroi se i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të gjithë forcat në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes që janë angazhuar për shuarjen e zjarreve të shpërblehen menjëherë me një pagë shtesë.

“I kam propozuar qeverisë që të gjitha forcave që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes të shpërblehen menjëherë dhe jo në fund me një pagë ekstra. U bëj thirrje edhe bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre në territor dhe ta bëjnë menjëherë, pa pritur të mbarojë e gjithë beteja”, u shpreh Rama, shkruan A2.

Kryeministri tha se këtë vit Shqipëria hyn në sezonin e zjarreve me kapacitetet më të mëdha që ka pasur ndonjëherë. Sipas tij, vendi ka në gatishmëri katër helikopterë, që në rast nevoje mund të bëhen gjashtë, ndërsa në fund të vitit flotës ajrore do t'i shtohen edhe tre avionë zjarrfikës, që do të jenë pronë e shtetit shqiptar.

"Ajo që po ndodh në Francë dhe Spanjë nuk është diçka që duhet të na bëjë të pyesim nëse mund të ndodhë edhe tek ne, por vetëm sa të përgatitur jemi kur të ndodhë", tha Rama. 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos