Kryeministri Rama nuk iu referuar posaçërisht aksionit opozitar për mosbindje civile, por veçoi si të vetmet protesta të zhvilluara në vend vetëm dy, atë për armët kimike dhe protesta e studentëve.
“Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri, kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë.
Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë", tha Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb. (A2 Televizion)