Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

“Rama takoi në Dubai klanet e drogës”, Berisha: Do të hetohet për të gjitha krimet dhe aferat

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 10:44 | Politikë

Edi Rama do të hetohet për të gjitha krimet e tij, ndryshe grushti i shtetit do të përmbyset. Kështu deklaroi Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është takuar në Dubai me klanet e drogës.

“Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij për 140 udhëtime në dy vite që u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 22 milionë euro. Do hetohet për udhëtimet e tij në këto takime. Flitet se në Dubai takoi klanet drogës dhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi. Në vend të tyre, janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave nëpërmjet bitcoin”.

Berisha theksoi se Rama do të marrë përgjigjen që meriton dhe për të gjitha aferat e tij korruptive me PPP-të.

“Do hetohet Rama për të gjitha aferat e tij korruptive me PPP-të. Ju e shihni sesi djegësi i Tiranës është tërësisht i pahetuar. Rama është njeriu që i dha kompanisë së ndërtimit 8% bonus 8 muaj para se kompania të krijohet. Ne do t’i faktojmë me dokumente. Përmbysi strategjinë e mbetjeve urbane në Shqipëri. Do hetohen të gjitha PPP-të e Shëndetësisë se aty është një nga krimet më monstruoze të kryera mbi shëndetin e shqiptarëve. Vetëm sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë. Do hetohet Rama me Vilma Nushin, e cila regjistron në check-up me mijëra individë që janë ndarë nga kjo jetë prej vitesh. Do hetohet për të gjithë investitorët strategjikë. Ju e patë sesi i ka dhënë 400 mije metër katror Pëllumb Gjokës. Porositësit me pagës të vrasësve, do hetohet edhe për lucën e tij që ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë. Do hetohen të gjitha lidhjet dhe kjo që patë sot Ballën me Peleshin çfarë ishte ai diskutim. Ia mori Stilianon, rivalitet në drogë e krime. Ky është realiteti i hidhur i këtyre ditëve dhe kësaj qeverie. Rama do të hetohet për të gjitha krimet e tmerrshme që ka kryer. Nëse nuk ka frikë nga hetimi të pranojë, ndryshe grushti i shtetit do përmbyset”.

Berisha theksoi se opozita do të vijojë aksionin deri në krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli