Refuzimet e drejtësisë për komisionin “Xhafaj”, Berisha: Luftë klanesh

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 13:47 | Politikë

Refuzimet e drejtësisë për komisionin “Xhafaj”,

Sali Berisha i quajti “luftë klanesh” refuzimet nga institucionet e drejtësisë për të marrë pjesë në Komsionin e Posaçëm Antikorrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

“Për sa u përket këtyre, këto janë një përpjekje për të treguar, janë një luftë klanesh, me të cilat duan të provojnë se janë të pavarur nga Edi Rama”, tha Berisha në një konferencë për mediat, raporton A2 CNN. “Por unë nuk marr për bazë këto. Marr për bazë veprimet e tyre antikushtetuese, veprimet e tyre antiligjore me të cilat ato kanë damkosur përfundimisht sistemin e drejtësisë!”.

Ftesën e maxhorancës për të marrë pjesë me ekspertë në këtë komision e refuzoi e para Gjykata Kushtetuese, më pas SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos