Rezoluta e tretë pro PD, IDU: Të krijohet qeveri teknike për zgjedhje të lira, gjyqësori të jetë i paanshëm

Nga Anesti Barjamemaj
6 Dhjetor 2024, 17:43 | Politikë

Rezoluta e tretë pro PD, IDU: Të krijohet qeveri teknike për

Pas Internacionales së Djathtë dhe Partive Popullore Evropiane edhe Unioni Internacional Demokratik, edhe Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë e përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime një rezolutë pro Partisë Demokratike.

Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike. Në dokumentin e miratuar këtë të premte, IDU kërkon ruajtjen e sundimit të ligjit dhe integritetit institucional, si dhe një sistem gjyqësor të paanshëm, të lirë nga ndërhyrjet politike, shkruan A2.

IDU kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke siguruar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet dhe mbështet krijimin e një qeverie kujdestare, të modeluar sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Rezoluta e tretë pro PD, IDU: Të krijohet qeveri teknike për

Rezoluta e tretë pro PD, IDU: Të krijohet qeveri teknike për (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos