Rinis punën komisioni për koncesionin e check up e sterilizimin, PS-PD dakordësi për listën e dëshmitarëve

Nga Anesti Barjamemaj
4 Shtator 2024, 10:04 | Politikë

Rinis punën komisioni për koncesionin e check up e sterilizimin, PS-PD

Komisioni Hetimor për koncesionin e check up dhe sterilizimin rinisi këtë të mërkurë punën, pas vendimit të Kuvendit për zgjatjen e afatit të hetimit deri në fund të muajit tetor.

Mazhoranca dhe opozita në këtë mbledhje të parë në sesionin e ri parlamentar kishin ardhur me një qasje tjetër duke arritur dakordësi për listën e dëshmitarëve që do thirren në komision për t’u pyetur për dy koncesionet në shëndetësi.

Pa asnjë votë kundër u miratua lista e dëshmitarëve, të cilët do pyetet gjatë javës së ardhshme. Që nga ish-drejtorët e QSUT, drejtuesja aktuale dhe drejtuesit dhe ish-drejtuesit e spitaleve rajonale do të merren në pyetje nga anëtarët e komisionit.

Rinis punën komisioni për koncesionin e check up e sterilizimin, PS-PD

Ajo që bie në sy në listën e dëshmitarëve është edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg dhe po kështu Ilir dhe Klodjan Rrjepaj.

Përveç konsensusit në këtë pikë të rendit të ditës, si nga mazhoranca dhe opozita u kërkua që dhe raporti përfundimtar të jetë i unifikuar pasi sipas tyre qytetarët kanë nevojë të dinë se ku kanë shkuar qindra miliona Euro dhe çfarë shërbimesh janë kryer nga koncesionarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos