“Shqipëria u shpërfaq me krenari në Athinë”, Rama për tubimin: Të hapim një kapitull të ri me Greqinë

Nga A2 CNN
12 Maj 2024, 19:31 | Politikë

“Shqipëria u shpërfaq me krenari në Athinë”,

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe njëherë për tubimin madhështor që mbajti në Athinë, këtë herë përmes një shkrimi në rrjetet sociale përkrah dy këngëtarëve që e shoqëruan në pallatin Galatsi.

Kreu i qeverisë teksa falënderoi bashkatdhetarët për mikpritjen, përsëriti edhe njëherë se ka ardhur koha për një kapitull të ri me Greqinë drejt paqes dhe prosperitetit të dy vendeve.

“Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt  Stadiumit Galatsi, ku u bënë shëmbëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas, nëse duam bashkarisht që më në fund, Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë”, shkruan Rama.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi