Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 13:44 | Kronikë

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshime për përvetësim të fondeve.

Sipas burimeve të A2 CNN brenda këtij institucioni, dyshohet se mungon shuma prej 700 mijë euro në fondin e postës, e cila dyshohet se është përvetësuar nga drejtoresha. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të postës së Durrësit në tetor të vitit 2025, pasi drejtuesja e mëparshme Etleva Budini, fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listat e hapura.

A2 CNN mëson gjithashtu se ka dhënë dorëheqjen menjëherë dhe drejtuesja e financës Valbona Hoti Duni.

Më herët, Posta Shqiptare njoftoi se gjatë një kontrolli të brendshëm në filialin e Durrësit u konstatuan parregullsi në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Institucioni bëri të ditur se ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka depozituar kallëzim penal në Prokurori.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos