Avokati Spartak Ngjela është shprehur se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve nuk do të ndikojë te shpallja e ish-kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit.
Komentet Ngjela i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, ku tha se ishte administrate e parë e Presidentit Trump që nisi punën për shpelljen e Berishës ‘non grata’.
Ai tha gjithashtu se opozita është e arrestuar nga SPAK dhe shtoi se ish-kryeministri Berisha është cilësuar si anti-amerikan në raportin e DASH për shpalljen e tij ‘person i padëshiruar’.
“E dini ju vitin e non gratës së Berishës? Në 2016. Jo non grata ka ardhur vonë. Ne po flasim nga 16-21 çfarë ka ndodhur. Ishte e gjitha luftë kundër tij dhe më pas e nxorën non grata për korrupsion. Vendimi është shqyrtuar që në kohën e Trump, pastaj u shpall më pas.
Nuk ndryshon politika amerikane në çështjet esenciale. ‘Korrupsion’, ‘minim i demoracisë’ dhe ‘anti-amerikan’ thuhet në non gratën e SHBA për Berishën. Duhet të ketë reformë PD.
Opozita është e arrestuar për korrupsion. Është e arrestuar nga SPAK dhe SPAK drejtohet nga ndërkombëtarët. Blinken e tha i pari që SPAK e drejtojmë ne. Ata paguajnë njëherë. Pastaj çfarë do vendos gjykata e SPAK për të arrestuarit, ai është vendim i drejtësisë”, tha Ngjela. (A2 Televizion)