Teliti: Kauzat e protestës janë identike me kauzat e PD. Jemi pjesë e tubimit, por jo organizatorë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 20:53 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së PD Dorjan Teliti deklaroi se tezat që po artikulohen në protestën qytetare janë artikuluar prej 13 vitesh nga PD.

Kësisoj sipas tij Partia Demokratike është tërësisht në mbështetje të protestës, pavarësisht se një grup në minorancë pretendon që të dy palët, opozita dhe mazhoranca janë njësoj.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Teliti vë në dukje se ky relativizim është dëmi më i madh që i bëhet protestës.

Protestën opozita e mbështet me të katërt këmbët. Pse? Sepse janë të njëjtat teza që flet kjo protestë që ne kemi 13 vite që flasim. I kujtojmë kryeministrit që në çdo kryeqytet të Europës këto protesta janë normale, ditore. Në Uashington para Shtëpisë së Bardhë kemi 4 protesta në ditë, atje është shprehje demokracie, kurse këtu është sulm i verbër ndaj ekonomisë, sipërmarrjes, zhvillimit. Opozita është në mbështetje të protestës. I kam parë qytetarët, edhe kush bërtet, edhe kush s’bërtet, është një minorancë që bën relativizimin që jemi njësoj, jo s’jemi njësoj. Ky është relativizim dhe ‘krimi’ më i madh, apo dëmi më i madh që i bëhet protestës”, tha Teliti.

Në momentin që kauzat e protestës janë identike me kauzat e opozitës, është e drejtë e çdokujt, e çdo opozitari t’i bashkohet protestës. Ne s’jemi organizator, por jemi pjesë e saj”, shtoi përfaqësuesi i PD.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos