Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale përmes të cilës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Teksa shpjegon procedurën që duhet të ndjekin, kreu i qeverisë iu kërkon emigrantëve shqiptarë që të mos e lenë për ditën e fundit procesin e regjistrimit.
“Zgjedhjet janë vërtet në 11 maj, por që ju nga jashtë Shqipërisë të votoni me postë nga aty ku jeni, duhet të regjistroheni nga tani deri në 4 maj, ndryshe nuk votoni dot. Regjistrimi bëhet në faqen e KQZ-së, www.kqz.gov.al, nuk është i vështirë, pro do pak durim dhe pak minuta.
Mos e shtyni ‘hë nesër, hë pasnesër, siç e kemi ne shqipot, se koha fluturon. E përsëris, do të votojnë vetëm ata që regjistrohen deri në 4 mars, edhe 46 dite kohë ka që pastaj KQZ t’ju dërgojë fletën e votimit dhe ju do ta mbushni dhe riktheni, qeveria do të paguajë edhe dërgimin mbrapsht në zarfit me votën tuaj.
Regjistrohuni dhe votoni që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të shqiptarit kudo ku jetoni. Ju e dini se kush e përmbysi emrin e keq të vendi dhe ua ngrit kokën e ulur shumë e shumë vite në Greqi e gjetkë, prandaj s’do ta keni të vështirë të zgjidhni, por më parë duhet të regjistroheni”, shprehet Rama. (A2 Televizion)