Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Bebja e parë është vajzë! Ministrja e shëndetësisë i dhuron nënës çekun në maternitet

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 11:25 | Sociale


Sihana dhe Amari janë bebet e para të cilët kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 në dy maternitetet në Tiranë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

 “Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, ka nënvizuar ministrja Koçiu.

Që prej vitit 2019 kur dhe nisi zbatimi i programit i bonusit të bebes kanë përfituar mbi 190 mijë fëmijë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani