Bonusi i fundvitit| Pensionistët në rrethe falënderojnë, por të pakënaqur

Nga Gazment Janku
4 Dhjetor 2024, 14:38 | Sociale

Prej disa ditësh, zyrat e postave në rrethe kanë nisur shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët. Shumë prej këtyre të fundit kanë nxituar ta marrin që në fillim të muajit, bashkë me pensionin.

A2 CNN ka pyetur disa pensionistë në qytetet e Vlorës, Fierit dhe Shkodrës se si e vlerësojnë ata bonusin e fundvitit.

Në Vlorë, njw pjesë e pensionistëve janë falenderues për dhuratën e qeverisë për festat e fundvitit.

Në Fier, pensionistët janë të mendimit se bonusi për një muaj nuk ndryshon asgjë në përballimin e jetës së tyre të vështirë.

Ndërsa në Shkodër pensionistët janë të pakënaqur dhe e cilësojnë bonusin si hipokrizi dhe lëmoshë.

15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë në muaj dhe 10 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë lekë në muaj janë bonuset që qeveria po shpërndan për pensionistët në këtë fundvit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos