Sajmir Mekolli nga Pogradeci është nga ato raste frymëzuese për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, që pavarësisht mungesës së shikimit ia ka arritur të arsimohet, trajnohet dhe të shërbejë në një punë me kohë të plotë si koordinator për personat me aftësi të kufizuara pranë Drejtorisë së Shërbimit Social në Pogradec.
Por, fillimet edhe për Sajmirin kanë qenë të vështira dhe plot paragjykime. Por, Sajmiri është nga rastet e rralla që personat me aftësi të kufizuara janë përkrahur dhe punësuar.
Në Ditën Ndërkombëtare të kësaj kategorie, shoqatat e para dhe tetraplegjikëve në Durrës ka denoncuar pamundësitë bazike të kësaj shtrese që vështirësojnë deri në pamundësi aktivizimin e tyre në shoqëri. Ashtu sikurse kanë denoncuar edhe trajtimin e pamjaftueshëm financiar të personave shoqërues.
Por duke iu rikthyer sërish shembullit të Sajmirit, ky i fundit ka një mesazh si për institucionet shtetërore, ashtu edhe ato private: “Mos i shikoni paaftësinë, por mundësinë që ka personi”. (A2 Televizion)