Të trashëgosh një zanat, nuk është vetëm të sigurosh vazhdimësinë e një biznesi familjar, por siguron vijimin e kulturës dhe traditës që ka lindur ndër shekuj. Në kohët e sotme artizanët sa vijnë dhe rrallohen, pasi të rinjtë preferojnë punë që mendojnë se nxjerrin lekë pa shumë mundim. Por një shembull pozitiv vjen nga qyteti, ku artizanati është pjesë e kulturës dhe traditës, si Gjirokastra.
Jorgo Petridhi pasi provoi të punojë në privat dhe shtet vendosi më në fund të ndjekë hapat e të atit në përpunimin e drurit. Dhe zgjedhja duket se tashmë po e kënaq.
Për babain e Jorgos, Anastasin, trashëgimi i zanatit është ndër arritjet më të mëdha të tij në punën gati 40-vjeçare. Por natyrisht edhe mjaft e vështirë.
Punishtet e punëve me dorë në Gjirokastër natyrisht janë pjesë e ofertës turistike të këtij qyteti, dhe trashëgimia e zanateve, natyrisht do të garantojë edhe një turizëm më të qëndrueshëm në këtë qytet. (A2 Televizion)