“Kriminelë, balsamosin kafshët”, revolta e fotografit për keqtrajtimin e kafshëve në Shqipëri

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 09:19 | Sociale

Arian Mavriqi, fotografi i botës së egër, i cilësoi si “kriminelë” ata persona që vrasin e balsamosin kafshët, për t’ia shitur më pas pronarëve të restoranteve.

“Për fat të keq, ka disa kriminelë që i vrasin pastaj i balsamosin kafshët, për t’ia shitur pronarëve të restoranteve. Kjo është dukuri më e vërejtur në Shqipëri, për të qenë realist. Në Kosovë shumë pak”, tha Mavriqi në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Sa i përket ariut të murrmë është specie e ruajtur edhe me ligjin e gjuetisë, ndalohet rreptësisht vrasja e ariut, por për fat të keq këtu vritet akoma ariu. Kapet me kurth pastaj ekzekutohet në mënyrën më të tmerrshme të mundshme. Jo vetëm ariu, por të njëjtën gjë bëjnë edhe me dhinë e egër, që quhet dhe mbretëresha e alpeve shqiptare. Për shkak të ndalesës së gjuetisë në Shqipëri, këta gjahtarë kishin ardhur në Kosovë, sidomos në zonën e Sharrit nga Prizreni, kishin gjuajtur bashkë me gjahtarët e Kosovës. Bashkarisht kanë vrarë mizorisht shumë lloje të mbrojtura kafshësh, apo të kërcënuara seriozisht për zhdukje. Këto janë problemet për momentin”, shtoi Mavriqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos