Të rinj dhe me humbje kujtese?! Harresat afatshkurtra nuk janë demencë, bëni ushtrime për trurin

Nga Ornela Joti
19 Prill 2024, 15:25 | Sociale

Nëse keni humbje të shkurtra të kujtesës në moshë të re nuk duhet të shqetësoheni  thonë mjekët. Jeta ritmike dhe e ngarkuar, jo pak herë po i përball edhe të rinjtë me atë që specialistët e quajnë  përhumbje të trurit.

Në periudha të shkurtra mund të harrojnë emrin e një miku që kanë takuar, mund t’i drejtohen një objekti, por harrojnë se për çfarë shkuan atje, por dhe situata të ngjashme si këto.

Studimet thonë se humbjet afatshkurtra të kujtesës nuk kanë lidhje me demencën në të ardhmen dhe sipas neurologëve, së fundmi po akuzohet edhe Covid-19 për këtë fenomen.

Përhumbja e trurit apo humbja e shkurtër e kujtesës duket se është bërë më e theksuar pas pandemisë. Mjekët rekomandojnë disa ushtrime për të mbajtur në formë trurin dhe memorien.

Për një memorie të fortë neurologët krahas leximit rekomandojnë aktivitet fizike dhe dietë e mirë ushqimore. Ndërkohë porosia e mjekëve është që të mos neglizhoni humbjet e kujtesës qoftë dhe afatshkurtra kur ato ndodhin pas moshën 60 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos