Shtëpia e pëllumbave, e vetmja pjesë e pallatit që qëndroi “në këmbë” pas tërmetit

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 14:33 | Bota

Lagjja “Antakya” në Hatay ishte një nga më të prekurat dhe të shkatërruara nga tërmetet fatale që ranë rreth dy javë më parë në Turqi e Siri.

Mirëpo, përtej shkatërrimit të godinave, kishte edhe nga ato që “qëndruan në këmbë”, njëra prej të cilave është “shtëpia” e pëllumbave në një prej pallateve të kësaj lagjeje.

E gjithë struktura e hollë që mbante në këmbë shtëpinë e pëllumbave shihet e palëvizur së bashku me pjesën e aneksit të të gjitha kateve të pallatit.

Madje, ajo qëndroi e paprekur edhe pas dy tërmeteve të tjera të fortë mbrëmjen e djeshme, që shkaktoi jo pak panik në zonë.

“Kam ndërtuar themelet e shtëpisë. Në vitin 2014 doja që të ndërtoheshin edhe dy kate të tjera për dy fëmijët e mi, që edhe ata të kishin një shtëpi. Unë e kam ndërtuar këtë aneks 3 vjet më parë. Zoti i shpëtoi zogjtë. Në tërmetin e dytë erdha përsëri dhe pashë që ishte njësoj” (A2 Televizion)

Pronari i banesës
https://a2news.com/2023/02/21/ndertesa-rrafshohet-plotesisht-por-shkallet-e-emergjences-mbesin-ne-kembe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos