
Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar dhe aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive në vend, pavarësisht temperaturave të larta. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, sipas të cilit në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.
“Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan. Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti. Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë”, u shpreh ai. (A2 Televizion)