Spanja shkakton “tërmet 7 ballë” në Katar

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 19:00 | Futboll

Spanja ka bindur në ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit duke triumfuar bindshëm 7-0 me Kosta Rikën.

Të besuarit e Luis Enrique-s e nisën furishëm ndeshjen, teksa dominuan totalisht, ndërsa shënuan 3 gola që në pjesën e parë me Olmo, Asensio dhe Torres.

Edhe 45 minutat e dyta ishin të njëjta, pa histori, me Kosta Rikën që ishte larg atij ekipi të vitit 2014 kur doli e para në grupin ku ndodhej bashkë me Italinë. Torres, Gavi, Soler dhe Morata, realizuan edhe 4 gola të tjerë në pjesën e dytë, duke i dhënë Spanjës një fitore të madhe.

Me këtë fitore të thellë, spanjollët marrin kreun e grupit ku bën pjesë edhe Japonia me Gjermaninë. Ndeshja e ardhshme në këtë grup pritet të vendosë shumë pasi do të jetë Spanjë-Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos