Shqipëri - Spanjë për të shkruar historinë, Tifozët Kuqezi dalin me njoftim të rëndësishëm

Nga A2 CNN
23 Qershor 2024, 17:59 | Live Euro 2024

“Dallga kuqezi” prej 50 mijë tifozësh që zëvendësoi “Murin Verdhezi” të Dortmundit në “Signal Iduna Park” dhe më pas shkëlqeu në tribunat e “Volksparkstadion” të Hamburgut, pritet të zhvendoset në Duseldorf të hënën.

25 deri në 30 mijë tifozë shqiptarë përllogaritet të jenë nesër në mbrëmje në stadiumin “Merkur-Spiel Arena” për të mbështetur kombëtaren shqiptare.

Tifozët kuqezi nuk kanë dashur të humbin sfidën historike përballë Spanjës, ku një 3 pikësh do të na dërgonte në fazën e 1/8 për të parën herë në histori.

Ndaj siç raporton gazetari i A2 CNN, Erald Kodheli, tifozët shqiptarë janë duke blerë edhe biletat e rivalëve iberikë, që kanë humbur interesin për sfidën pasi kombëtarja “La Roja” u kualifikua si e para e grupit pas fitores ndaj Italisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Përveç tifozëve që do të shkojnë individualisht, do të ketë edhe një marshim në grup drejt stadiumit, i organizuar dhe drejtuar nga tifogrupi më i madh pranë kombëtares, Tifozat Kuqezi.

TKZ nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zbuluar itinerarin që do të ndjekin për të marshuar drejt stadiumit, duke njoftuar se do të grumbullohen fillimisht në “Rheinpark – Düsseldorf” pranë “Klever Straße“.

Marshimi i përbashkët, që edhe në dy ndeshjet e mëparshme është shoqëruar me këngë e valle patriotike, do të fillojë në orën 17:15.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024