Ballkani u mposht minimalisht në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në Tiranë. Dardanët ishin të pafat ndaj kryesuesve të çekëve. Një takim me dy tablo për kampionët e Kosovës që dominuan në pjesën e parë ndërsa në të dytën bënë shumë gabime.
Fraksioni i parë, foli i gjithi për ekipin shqiptar që kishte mundësi të pastra për të shënuar por saktësia mungoi. Edhe miqtë kishin mundësinë e tyre në fundin e pjesës së parë por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Në pjesën e dytë, Ballkani e uli ritmin dhe ishin cekët ata që sulmonin. Në minutën e 50 ishte Kalvak që provoi të befasoi nga jashtë zone por gardiani Koliçi ndali gjithçka. Takimi do të vendosej në fundin e pjesës së dytë.
Një gabim i portierit shqiptar i kushtoi shume ekipit te Ilir Dajës që u ndëshkua nga Shultz dhe kaq mjaftoi qe Çekët te merrnin fitoren e radhës dhe të mbeten me pikë të plota pas raundit të pestë.
Situatat për Ballkanin vështirësohet dhe më shumë pasi aktualisht është ne vendin e fundit me 4 pikë, dy larg Dinamos së Zagrebit. Në ndeshjen e fundit dardanët përballen me Dinamo Zagrebin dhe me një fitore mund të shpresonte për kualifikimin më tej nëse dhe Viktoria Plzen mund Astanën në takimin tjetër. (A2 Televizion)