Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Kili do të shiten edhe fizikisht në hyrje të stadiumit, njoftimi i rëndësishëm i FSHF

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 10:10 | Futboll

Biletat për ndeshjen Shqipëri – Kili do të shiten edhe

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë se biletat për ndeshjen Shqipëri-Kili do të shiten edhe në pikën fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” në Parma.

Përveçse online, biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e sotme në ora 15:00 deri në 18:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Ennio Tardini”.

Ndërsa nesër që është edhe dita e ndeshjes, pika e biletarisë fizike në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” do të jetë e hapur nga ora 15:00 deri në 20:30.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë prezent dhe të mbështesin Shqipërinë në ndeshjen miqësore ndaj Kilit, që do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në ora 20:45, kanë mundësinë të blenë biletat e tyre në dy mënyra: fizikisht pranë biletarisë në hyrje të stadiumit “Ennio Tardini” dhe online në linkun: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Kili.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi