Miqësorja me Kilin, stadiumi “Tardini” i mbuluar nga ngjyrat kuqezi

Nga Erald Kodhelaj
20 Mars 2024, 16:17 | Futboll

Miqësorja me Kilin, stadiumi “Tardini” i mbuluar nga ngjyrat

Një stadium italian, por që do të brohorasë në gjuhën shqipe. Kjo do të ndodhë në Tardini të Parmas, më 22 mars, mbrëmjen kur Kombëtarja do të zhvillojë miqësoren me Kilin.

Interesi i tifozëve për bileta ka qenë mjaft i lart dhe deri më tani janë shitur rreth 15 mijë nga kapaciteti prej 22 mijë e 300 vende.

Natyrisht që thuajse të gjitha biletat janë blerë nga shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe në vendet e tjera të Europës. Kjo do të bëjë që tribunat të jenë të mbuluara nga ngjyrat kuqezi dhe brohoritjet në stadium të jenë vetëm për Kombëtaren e drejtuar nga Sylvinho.

Diçka e tilla ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara që Shqipëria ka luajtur përtej Adriatikut, në Xhenoa në vitin 2014 dhe Palermo në 2017-ën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu