Shtyhet derbi i Milanos, do të luhet më 22 prill

Nga Dea Kozma
20 Mars 2024, 12:47 | Futboll

Shtyhet derbi i Milanos, do të luhet më 22 prill

Edhe pse Inter thuajse e ka siguruar titullin kampion në Itali, dëshira e tifozëve zikaltër është që të kurorëzohen në derbin e Milanos. 

Pas eliminit në Champions, interistët kanë vetëm një skenar të festojnë yllin e dytë në fanellë përballë rivalëve të përjetshëm të Milanit.

Së fundmi, Federata Italiane mori vendimin se ndeshja Milan-Inter e programuar të luhej më 21 prill, do të luhet një ditë më pas, të hënën e 22 prillit.

Kjo për arsye që Milani të jetë më i freskët për ndeshjen e kthimit në Europa League. Më momentin që flasim, ekipit të Inzaghit i duhen vetëm 13 pikë në total.

Si Milani apo Juventus që të dyja skuadrat duken të dorëzuar përballë gjigandëve zikaltër. A do të vendoset ylli i dytë në fanellën në derbin e Milanos, kjo mbetet për t’u parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos