Vendimi i trajnerit Spalletti, Acerbi përjashtohet nga Italia pas akuzave për racizëm

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 13:13 | Futboll

Vendimi i trajnerit Spalletti, Acerbi përjashtohet nga Italia pas akuzave

Akuzat për racizëm i kanë kushtuar Francesco Acerbit përjashtimin nga Kombëtarja italiane. Mbrojtësi i Interit akuzohet se ofendoi Juan Jezus, gjatë ndeshjes që zikaltërit barazuan me Napolin.

Pasi u paraqit në grumbullimin e përfaqësueses, Acerbi i tregoi trajnerit Spalleti dhe shokëve të ekipit versionin e tij të ngjarjes. Edhe pse mbrojtësi këmbënguli se në fjalët e tij nuk kishte qëllim “denigrues apo racist”, Spaleti vendosi ta heqë nga lista për miqësoret në Shtetet e Bashkuara.

Federata sqaroi se vendimi u mor në pritje të “rindërtimit të ngjarjeve, për të respektuar autonominë e drejtësisë sportive” dhe mbi të gjitha “për të garantuar qetësinë e nevojshme në përfaqësuese dhe të vetë futbollistit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos