Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 27%
  • Pak 47%
  • Aspak 27%

Muçi: Gati të marr më shumë përgjegjësi në Europian. Manaj: Gjithçka për në Gjermani

Nga A2 CNN
18 Mars 2024, 14:07 | Futboll

Muçi: Gati të marr më shumë përgjegjësi në

Ernest Muçi dhe Manaj janë dy nga futbollistët më në formë për momentin në Kombëtaren shqiptare, të cilët ishin nga të parët që u vunë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho, para dy ndeshjeve miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë.

Dy futbollistët që luajnë në kampionatin turk dolën në konferencë për mediat, këtë të hënë, ku u shprehën se këto dy miqësore janë momenti i duhur për futbollistët që të bindin trajnerin për të qenë në listën që do të shkojë në Gjermani.

Ndërkohë, Muçi, i cili është duke kaluar një formë të shkëlqyer me Besiktasin, tha se është i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi në Kombëtare, aty ku deri tani nuk ka qenë një lojtar fiks formacioni.

Atmosfera në Turqi? “Është shumë e mirë dhe tifozët, stafi, lojtarët më kanë pritur mirë. Jam përshtatur shumë shpejt, kemi pësuar disa humbje, por shpresoj të rikthehemi te fitoret siç e presin edhe tifozët”.

Atmosfera në kombëtare? “Atmosfera është shumë e mirë, si gjithmonë. Jemi shumë mirë së bashku, për Europianin nuk kam menduar. Dua të bëj mirë me klubin dhe në këto miqësore përballë skuadrave të mëdha. Duhet të tregojmë veten që e meritojmë të shkojmë në Europian. Jam gati, por vendos trajneri. Duhet të punoj dhe ndjehem mirë fizikisht, të tregojmë vlerat në këto miqësore”.

Sa ju motivon Europiani për t’u angazhuar në klubet respektive? “Këto muaj janë vendimtarë, e mendojmë që do të jemi pjesë e listës, por është zgjedhje e trajnerit. Duhet të vazhdojmë të punojmë me klubet dhe të kemi një motiv ekstra me Europianin përpara. Jemi gati në këto miqësore të bëjmë mirë edhe për veten tonë, presim shumë tifozë”.

Lëvizja në janar, sa e rrezikshme është? “Nga Polonia te Besiktasi nuk është e lehtë, por nuk e mendova dy herë. Ndjehem mirë dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur, dua të tregoj vlerat e mia”. Edhe te Legia shkova në janar nga Tirana dhe nuk e kam problem”, u shpreh Muçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu