Supersfida e kësaj jave në Serie A ishte padyshim Inter-Napoli, aty ku në fund të 90 minutave nuk kishte një fitues.
Zikaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kampionëve në fuqi dhe vazhdojnë të qetë marshimin në krye të klasifikimit.
Mateo Darmian kaloi në avantazh Interin pak para fundit të pjesës së parë. Nga ana tjetër, edhe napoletanët ju përgjigjen me një mbrojtës.
Ishte Zhesus që vendosi sërish baraspeshën dhe rihapi sfidën. Pavarsisht se dy ekipet tentuan deri në fund për të marrë 3 pikët e plota, deri në fund rezulatti nuk ndryshoi. Pas këtij takimi, Inter shkon në kuotën e 76 pikëve, ndërsa Napoli me 45 pikë qëndron në vendin e shtatë. (A2 Televizion)