Tirana mposht Dinamon dhe mban gjallë shpresat për “Final 4”, Kukësi bën surprizën e madhe

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 19:29 | Futboll

Tirana mposht Dinamon dhe mban gjallë shpresat për “Final

Tirana arriti të kthehet te fitorja në Superiore dhe këtë e bëri ndaj një rivali direkt si Dinamo, të cilin e mposhti 3-2 këtë të diel në ndeshjen e zhvilluar në Air Albania.

Ndeshja nisi mirë për badheblutë që arritën që të shënonin që në minutën e shtatë me anë të Nikqit, i cili arriti të devijonte saktë një top të harkuar nga e djathta. 11 minuta më vonë, Tirana fitoi të drejtën e një 11-metërshi të fituar nga Latifi, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga Qefalija. Nga pika e bardhë Liridon Latifi u tregua i saktë duke dyfishuar rezulatin. Dinamo u zgjua dhe nisi të reagojë, por në pjesën e parë nuk arriti që të shënonte. Edhe fraksioni idytë nisi më mirë për “nëndetësen blu”, të cilës iu desh të priste deri në minutën e 76-të për të shënuar, me Qefalinë i cili u ndihmua dhe nga një devijim për të ngushtuar diferencën e golave. Shtatë minuta më vonë, Dinamo arriti që të barazojë shifrat. Marku shërbeu për Qefalinë, i cili devijoi bukur drejt portës dhe realizoi sërisht. Në festë Dinamo që arriti të ngrejë krye e të rikuperojë dy gola. Megjithatë, Tirana reflektoi dhe nisi të kërkonte më shumë e u desh një gol spektakolar i Fjoart Jonuzit për të marrë maksimumin.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 39 pikëve, një më pak se Skënderbeu i vendit të katërt, ndërsa Dinamo mbetet në kuotën e 36 pikëve.

Ndërkohë, surprizën e madhe këtë të diel e bëri Kukësi, i cili mposhti 2-0 Vllazninë dhe tashmë ringjall shpresat për mbijetesë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos