Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore.
Franklin, ishte heroi i korçarëve, teksa shënoi dopietë në pjesën e parë. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, duke përfituar nga një goditje standarde, për ta dërguar topin në rrjetë.
E njëjta situatë ishte edhe në minutën e 40-të, kur Franklin me një devijim në zonë, e dërgoi sërish topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.
Pjesa e dytë nisi me Egnatian në sulm, me rrogozhinasit që rrezikuan në disa raste, por nuk ia dolën të shënojnë.
Në fundin e takimit, rrogozhinasit fituan edhe një penallti, por Aleksi, gaboi, duke gjuajtur jashtë.
Fitore e rëndësishme për Skënderbeun, që blindon vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Egnatia mban vendin e parë me 51 pikë, por rrezikojnë shumë, pasi Vllaznia e vendit të dytë, në rast se fiton me Kukësin, do shkonte në krye. (A2 Televizion)