Ndeshje e fortë pritet të jetë dhe ajo mes Skënderbeut dhe Egnatias në Korçë.
Rrogozhinasit duhet të rikthehen tek 3 pikë sa më parë pasi kanë 6 ndeshje radhazi në kampionat që nuk fitojnë ndërkohë dhe Korça detyrim ka fitoren nëse kërkon një vend mes 4 ekipeve më të mira në Superiore.
Në prag të sfidës trajner Ivan Gvozdenovic tregoi se nuk ka presion, përkundrazi djemtë janë përgatitur maksimalisht dhe janë gati për këtë ndeshje të rëndësishme.
“Ishte një moment i vështirë për ne, humbëm 3 pikë në shtëpi. Kemi një ndeshje të fortë, Egnatia është një ekip i mirë. Do të studiojmë të gjitha detajet më të vogla për këtë takim”, u shpreh Gvozdenovic. (A2 Televizion)