Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Hidhet shorti i Champions League, kampionët në fuqi gjejnë Real Madridin

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 12:15 | Futboll

Hidhet shorti i Champions League, kampionët në fuqi gjejnë Real

Është hedhur, këtë të premte, shorti i fazës çerekfinale të Champions League, nga i cili dolën sfida vërtet spektakolare. Kështu, kampionët në fuqi të Manchester City do të përballen me rekordmenët e kompeticionit, Real Madrid, ndërsa Paris SG do të luajë kundër Barcelonës. Arsenal-Bayern dhe Atletico-Borussia plotësojnë sfidat çerekfinale.

Sfidat çerekfinale

Arsenal-Bayern Munchen

Atletico Madrid - Borussia Dortmund

Real Madrid - Manchester City

Paris SG - Barcelona

Përveç çerekfinaleve u hodh edhe shorti i sfidave gjysmëfinale. Fituesja e sfidës Arsenal - Bayern do të përballet me atë të sfidës Real Madrid - Manchester City. Ndërsa fituesja e përballjes Atletico - Borussia do të ndeshet me fituesen e Paris SG - Barcelona.

Kalendari i ndeshjeve

Çerekfinalet

Ndeshjet e vajtjes: 9/10 prill

Ndeshjet e kthimit: 16/17 prill

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e vajtjes: 30 prill/1 maj

Ndeshjet e kthimit: 7/8 maj

Finalja: 1 qershor

A2 CNN Livestream

Dita jonë