Dygolësh i Sadikut në Indi, Mohun Bagan katapultohet në krye

Nga Erald Kodhelaj
14 Mars 2024, 15:44 | Futboll

Dygolësh i Sadikut në Indi, Mohun Bagan katapultohet në krye

Armando Sadiku mbetet një bomber i vërtetë. Kjo është konfirmuar edhe në Superligën e Indisë, me 32-vjeçarin që aktivizohet në radhët e Mohun Bagan. Sulmuesi shënoi dy golat e parë për ekipin e tij, në fitoren 4-3 që ata regjistruan në fushën e Kerala Blasters.

Sadiku zhbllokoi rezultatin pas 4 minutave lojë, ndërsa në të 60-ën i dha skuadrës nga Kalkuta avantazhin e përkohshëm 2-1.

Ekzekutimi i golit të dytë ishte spektakolar, me një goditje të pandalshme, pas kontrollit të bukur të topit në zonë. Kuqeziu ngjitet në kuotën e 7 golave sezonalë në Superligën indiane, një tjetër sinjal për trajnerin Sylvinho.

Ndërkohë Mohun Bagan kap Mumbai City në krye të renditjes, me 39 pikë pas 18 javëve të luajtura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos