Borussia Dortmund siguroi një biletë për në çerekfinalet e Champions League, pasi mundi 2-0 PSV Eindhoven në shtëpi. Në atmosferën e zjarrtë të tifozerisë gjermane, Dortmund kaloi në avantazh që në minutën e tretë të sfidës me autor Jadon Sancho. Anglezi, me një goditje të fortë nga jashtë zone dërgoi topin në cepin e portës dhe shpërtheu festën në Signal Iduna Park.
Miqtë u zgjuan disi në pjesën e dytë kur provuan me Lozanon por 28 vjecari meksikan nuk kishte finalizimin e duhur. Edhe në anën tjetër, Dortmund nuk e uli ritmin dhe shënoi golin e dytë me Fullkrug por arbitri akordoi pozicion jashtë loje. Miqtë tentuan deri në fund të rihapnin sfidën me një goditje dhe të De Jong , por jashtë kuadratit. Verdhezinjtë shënuan në fundin e shtesës me Marko Reus dhe kaq mjaftoi për të hipotekuar kualifikimin mes 8 ekipeve më të mira.
“Një fitore dhe kualifikim më se i merituar në çerekfinale që vjen si pasojë e një punë të madhe. Luajtëm 30 minutat e para më të mirat e sezonit. Bëmë presing të lartë dhe duhet të kishim shënuar më shumë gola sidomos në pjesën e parë. Për fatin e keq në 45 minutat e tjera, nuk luajtëm njësoj, por e rëndësishme është që treguam pasion në lojën tonë. Zëri im ka ikur tani. Emocion shumë i veçantë për mua sot, shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe që drejtoj këta djem”, tha trajneri i gjermanëve, Edin Terzic, pas ndeshjes.
“E nisëm ndeshjen kaq. Pas 30 minutave të para, nisëm të reagonim disi por për fatin e keq për shkak dhe të presionit të vazhdueshëm nga kundërshtari nuk arritëm të shënonim ndonjë gol . E zotëruam lojën por finalizimi nuk ishte i duhuri. Mbase nga mungoi dhe pak fati. Na vjen shumë që e mbyllim kështu këtë aventurë në Champions League, por jam i sigurt që do të rikthehemi sezonin tjetër dhe më të fortë akoma”, tha trajneri i PSV-së, Peter Bosz. (A2 Televizion)