
Grekët duket se "nuk venë mënd" sa i përket doganës së tyre në Krystallopigi, pikë e kufirit me Kapshticën, ku pothuajse prej 6 muajsh udhëtarët që hyjnë apo dalin nga Greqia presin për orë të tëra.
Ditën e sotme ka rreth 3 orë që sistemi i palës greke ka rënë, duke bërë që udhëtarët shqiptarë që duan të hyjnë drejt tokës greke të presin në radhë, në kushte ku temperaturat shënojnë deri në 30 grade celsius
Sipas udhëtarëve në kufi, pala greke nuk jep sqarime për situatën ndërsa gjithë toka neutrale është e bllokuar për shkak të radhës ndërsa pala shqiptare nuk paraqet probleme. (A2 Televizion)