Policia spanjolle bën me dije se ka vënë në pranga 6 persona, pjesë e një grupi kriminal që grabiste shtëpitë e personave të pasur, mes të cilëve dhe disa lojtarëve të njohur si Radamel Falcao dhe Rodrygo Goes.
Gjatë operacionit u sekuestruan bizhuteri, orë të shtrenjta, dy pistoleta me ajër, para cash ndërkohë që pas hekurave përfunduan 5 burra dhe një grua.
Të arrestuarit i kishin kryer vjedhjet në periudha të ndryshme të vitit, teksa operacioni i policisë zgjati disa ditë.
Sipas policisë, grabitësit shihnin fotot në rrjetet sociale të viktimave të tyre dhe kur siguroheshin që ata nuk ishin në shtëpi, realizonin grabitjen. (A2 Televizion)