Biletat për Euro 2024, UEFA rihapi shitjet, sërish zhgënjim për tifozët shqiptarë

Nga Erald Kodhelaj
13 Mars 2024, 13:40 | Futboll

Biletat për Euro 2024, UEFA rihapi shitjet, sërish zhgënjim

Këtë të mërkurë, më 13 mars, UEFA rihapi shitjen e biletave për ndeshjet e Euro 2024. Konfederata europiane kishte njoftuar se tifozët të cilët siguruan bileta nga faza e parë dhe e dytë, por nuk do ti shfrytëzonin, mund ti rishisnin me vlerën që i kishin blerë.

Befasi ishte fakti se për ndeshjet e Shqipërisë, kishte pak bileta të disponueshme për sfidën e 15 qershorit me Italinë në Dortmund dhe për duelin me Spanjën, që do të luhet më datë 24 qershor në Dyseldorf. Çuditërisht nuk kishte më vende të disponueshme për ndeshjen ndaj Kroacisë, më 19 qershor.

Edhe pse shitja e biletave u hap, tifozëve shqiptarë u mbeti sërish zhgënjimi. Kjo për faktin se hyrja në portalin e UEFA-s për të provuar blerjen ishte praktikisht e pamundur dhe fatlumët që siguruan bileta ndoshta mund të numërohen me gishtat e dorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos